23/11 18:59
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Turqisë, ku është takuar me Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan.
Rama ka ndarë pamje nga takimi me liderin turk, por jo agjendën e kësaj vizite. Vizita e kryeministrit shqiptar në Turqi vjen disa muaj pas vizitës së presidentit turk në Tiranë.
Në janar të këtij viti, Erdogan u prit me një ceremoni të veçantë në vendin tonë, ku shprehu mbështetjen e qeverisë turke për Shqipërinë. Rama vetë cilësoi vizitën si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive me nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.
Top Channel