Armando Broja një “armë” rezervë për Graham Potter në përballjen me Milanin në “San Siro”, në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe.
Autor i golit të tretë të bluve të Londrës në fitoren 3-0 të fundjavës së kaluar ndaj Wolves, sulmuesi kuqezi do ta nisë ndeshjen nga pankina. Edhe në sfidën e para një jave, të zhvilluar në “Stemford Bridge”, Broja e nisi si rezervë, për t’u hedhur në fushë në minutën e 74-t në vend të Sterling.
Potter ka zgjedhur në majën e sulmit Pierre-Aimerick Aubameyang, të mbështetur nga Mount dhe Sterlin. Nga ana tjetër, Pioli ka peshat e rënda në sulm Girud-Leao-Diaz.
Milan – Chelsea 0-2 (Jorgihno 21′ (11-m), Aubameyang 34′)
– Moment i vështirë për Milanin. Në minutën e 18-të, Fikayo Tomori ndërhyn nga si lojtar i fundit ndaj Mount dhe për kryesorin është 11-metërsh dhe karton i kuq. Penalltinë e merr përsipër Jorginho, që nuk gabon, 0-1.
– Çfarë zhgënjimi në “San Siro”! Në minutën e 34-t, kuqezinjtë pësojnë golin e dytë, që mban firmën e Aubameyang. Aksion model i londinezëve, 0-2.
Top Channel