Partia Demokratike është në kërkim të rivalit të Erion Veliajt. Nga kampi blu po testohet disa emra, mes tyre edhe ai i Ilir Alimehmeti.
Por, edhe pse po pret me padurim kandidatin e Tiranës, Ilir Meta preferoi të mos japë një vlerësim për mjekun infeksionist duke ia lënë përgjegjësinë e rezultatit të kryeqytetit, Sali Berishës.
“Unë vlerësimet e mia mund ti kem për cilido, por nuk hy dhe nuk ndikoj në këto cështje ku përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike dhe uroj që ta zgjidhi sa më shpejt.”– tha Meta.
Krahas rezultatit të kryeqytetit Ilir Meta beson se arma më e forte e partisë së tij do të jenë Këshillat Bashkiak.
“Objektivi jone janë Këshillat Bashkiak që do i kthejmë në Parlamente lokale dhe me i rëndësishmi do jetë ai i Tiranës.”- tha Ilir Meta
Dy grupimet brenda Partisë Demokratike po kërkojnë të ribashkohen para zgjedhjeve lokale. Zhvillimet brenda selisë blu nuk kanë lënë indiferent Ilir Metën, i cili i kërkoi aleatit të tij luajalitet.
“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë. Nuk kemi një raport të pandryshueshëm me askënd tjetër. Se ku qëndrojnë të tjerët e tregojnë vetë sot, e kanë treguar në të kaluarën do ta tregojnë dhe në të ardhmen. “– tha Ilir Meta
Top Channel