Media boshnjake: Komisioni Evropian do të rekomandojë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE

11/10/2022 13:25

Komisioni Evropian do të rekomandojë dhënien e statusit të kandidatit për hyrje në Bashkimin Evropian në raportin e së mërkurës për progresin e Bosnjë-Hercegovinës drejt BE-së, sipas medias boshnjake.

Sipas Politicki.ba, komisioni do të sugjerojë që Bosnjës t’i jepet statusi pasi të miratohen edhe tre ligje të tjera në nivel shtetëror.

Pasi Komisioni Evropian të publikojë raportin nesër, dokumenti do t’i paraqitet Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare.Këshilli Evropian do të diskutojë raportin në samitin e tij më 15 dhe 16 dhjetor.

Para kësaj, çështja për Bosnje-Hercegovinën do të diskutohet në Këshillin e Punëve të Jashtme (FAC) të hënën.

Rekomandimi për të dhënë statusin e kandidatit të BeH, sipas medias bosnjake, vjen pas lobimit të vazhdueshëm nga Austria dhe Sllovenia dhe Shërbimi Diplomatik i BE (EEAS).

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA