Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur edhe një herë parashikimin e tij për ekonominë globale me një paralajmërim të mprehtë: “Më e keqja nuk ka ardhur ende, dhe për shumë njerëz 2023 do të ndihet si një recesion”.

FMN tha të martën se pret që rritja globale të bjerë në 2.7% vitin e ardhshëm.

Kjo shifër është 0.2 pikë përqindjeje më e ulët se perspektiva e korrikut të FMN-së, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë, inflacioni i lartë dhe zhvillimet e ngadalta në Kinë ishin ndikues.

“Më shumë se një e treta e ekonomisë globale do të tkurret këtë vit ose vitin e ardhshëm, ndërsa tre ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kina do të vazhdojnë të ngecin”, tha Pierre-Olivier Gourinchas, kryeekonomisti i FMN- së.

FMN beson se inflacioni global do të arrijë kulmin në fund të këtij viti, por “do të mbetet i lartë për më gjatë se sa pritej më parë”, edhe pse bankat qendrore punojnë në mënyrë agresive për ta vënë atë nën kontroll.

Inflacioni global pritet të rritet nga 4.7% në 2021 në 8.8% këtë vit. Më pas parashikohet të bjerë në 6.5% në 2023 dhe 4.1% deri në 2024.

Bankat kryesore qendrore synojnë për inflacion afër 2%, dhe kanë rritur normat e interesit në një përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve. Por fushata njëkohësisht po rrit  rreziqet për ekonominë.

kjo mund të përkeqësojë një rënie ekonomike globale, ndërsa tërheqja e përpjekjeve mund të lejojë që inflacioni – të cilin FMN-ja e quajti “kërcënim direkt për prosperitetin aktual dhe të ardhshëm” – të rrënjoset thellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA