Maldini kërkon ta “fusë në xhep” Leaon para Botërorit

11/10/2022 23:04

Në shtëpinë e Milanit po merren me disa çështje, mes të cilave e ardhmja e lojtarëve më të spikatur, siç është Rafael Leao. Nuk është mister që sulmuesi portugez ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane dhe kjo është arsyeja pse kuqezinjtë do të përpiqen ta “blindojnë” sa më parë.

Leaos i skadon kontrata në qershor të vitit 2024, por rinovimi do të nënkuptonte rritjen e shpresave për qëndrimin e tij në Milano për shumë vite.

Duke folur për “Sky” para ndeshjes së humbur 0-2 përballë Chelsea-t në “San Siro”, drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, Paolo Maldini, sqaroi.

“Ne do të dëshironim të rinovonim kontratën e Leaos përpara kampionatit botëror. Do të kishim dashur ta bënim më herët, por duhet të ekzistojnë kushtet për ta bërë këtë”.

Prandaj, synimi i Maldinit dhe drejtuesve të Milanit është që Botërori ta gjejë portugezin me kontratë të rinovuar.

“Ideja është ta bëjmë përpara se të nisë Kupa e Botës, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA