Erdogan takohet me Putin, Lavrov: Gati të bisedojmë me Perëndimin për Ukrainën

11/10/2022 15:03

Paqes do të tentohet sërish t`i jepet një shans në 12 tetor në takimin që presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojë me homologun rus  Vladimir Putin, në margjinat e një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit.

Turqia e cila ka ruajtur me kujdes neutralitetin përgjatë luftës në Ukrainë, mban raporte të mira si me Moskën, ashtu edhe me Kievin e disa herë ka tentuar ndërmjetësimin me qëllim gjetjen e një kompromisi që të sjellë fundin paqësor të konfliktit.

Erdogan ende nuk i ka dënuar sulmet masive ajrore ruse ndaj qyteteve anembanë Ukrainës, që shkaktuar 19 të vdekur e mbi 100 të plagosur, edhe pse shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu, zhvilloi pas ngjarjes një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, por nuk dha detaje nga biseda.

Shpresat e Erdoganit janë që të bëjë bashkë Putinin dhe Volodymyr Zelensky në një raund negociatash të paqes, për të cilat Ankaraja insiston se janë thelbësore në këtë situatë. Sinjalet e fundit që mbërritën nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishin premtuese.

“Raportet se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për bisedime, por Rusia ka refuzuar, nuk janë të vërteta. Kjo është gënjeshtër. Ne thjesht nuk kemi pasur asnjë ofertë serioze për komunikim”, tha Lavrov.

Lavrov shtoi se Rusia nuk do të refuzojë ndonjë takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit të ri të G20-s. Kryediplomati rus tha se nëse ka ndonjë propozim për takimin Putin-Biden, Moska do ta shqyrtojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA