Ëndrra e janarit, Juventus i rikthehet një historie të vjetër

11/10/2022 16:43

Juventus po kalon një formë të dobët në sezonin e ri të Seria A, ku së fundmi “bardhezinjtë” u mundën edhe nga Milan.

Për të shpëtuar sezonin drejtuesit e torinezëve e kanë gjetur zgjidhjen pasi sipas mediave italiane drejtuesit janë fokusuar në merkaton e dimrit. Synimi kryesor i bardhezinjve në janar është për të nënshkruar me Sergej Milinkovic-Savic.

Kontrata e serbit me Lazion përfundon në verën e vitit 2024 dhe Juventus mund të përfitoj për ta siguruar me një kosto jo shumë të lartë. Mesfushori është pjesë e Lazios që prej vitit 2015 dhe gjithmonë në Seria A ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të interesit të tij nga klubet italiane.

Sipas Super Sport 27-vjeçari ka nisur një sezon fantastik me Lazion, ku në nëntë javët e para ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar shtatë asist për shokët e skuarës. Forma e tij e mirë mund ta vendos përsëri në qendër të merkatos dhe kërkesë për të blerë kartonin e tij mund të ketë edhe nga klubet e tjera europiane, ku më parë ka pasur interes nga Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA