Takimi i Remilit me Edën në studion e Për’puthen nisi shumë bukur, por ndërhyrja e Mateos solli tensione midis tyre.
Të dy ata kishin nevojë të flisnin me njëri-tjetrin, ndërsa Remili u tregua më i afërt duke kërkuar të bëjë për vete konkurrenten.
“Unë dhe ti kem i të përbashkëta dhe e para është muzika, pëlqejmë të dy të njëjtën gjë. Ti je një vajzë 20-vjeçare shumë e zgjuar, madje më shumë se moshataret e tua”, u shpreh Remili.
Pas fjalëve të konkurrentit Mateo nuk nguroi të ndërhyjë, pasi pa që Remili kërkoi të mësojë më shumë rreth mendimit të Edës për të.
“E di që je ulur atu për ta pyetur Edën për mua”, iu drejtua Mateo me tone të larta zëri.
Më pas Remili iu drejtua konkurrentes, duke i treguar që “rivali” kërkon që ti dali e vetja dhe se të njëjtën gjë dëshiron Eda.
“Mateo do t’i dali e vetja edhe Eda e tillë është do ti dali vetëm e vetja”, tha Remili duke lënë të nënkuptohej se nuk përshtaten me njëri-tjetrin.
Top Channel