Bilanci i vdekjeve, 36- ai i të zhdukurve 56: shirat e rrëmbyer e rrëshqitet e dheut që i pasuan kanë pasur pasoja katastrofike për qytetin venezuelian të Las Tejerías.
Rreth 1000 vetëm personel emergjence janë duke marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, por puna e tyre nuk është aspak e lehtë.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur”, tha zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez.
Kreu i shtetit, Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas katastrofës natyrore që goditi këtë pjesë të varfër të vendit. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.
Reshjet e rrëmbyera bënë që lumi El Pato të dilte nga shtrati, ndërsa ujrat e tij vërshuan në zonat përreth, duke marrë me vete makina e shtëpi. Në muret e banesave, balta e dendur tregonte se sa lart
“Është një shkatërrim total, nuk e di, pjesëtarë të familjes sime ende mungojnë. Nuk e dimë nëse ka njerëz nën gërmadha. Unë shpëtova se u kappa për 40 minuta pas antenës. Uji mbërriti aq shpejt, sa nuk kisha kohë të mendoja”, tha Isaac Castillo, banor i Las Tejerias.
Ministri i Brendshëm Remigio Ceballos tha se rrëshqitjet e dheut ishin shkaktuar nga uragani Julia, i cili kaloi në veri të Venezuelës. Në një ditë, ra shiu që duhet të binte në një muaj, u shpreh ai.
Top Channel