Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike dhe Integrimi i Shqipërisë, ishin në fokus të takimit të tyre. Gjekmarkaj shkruan se e informoi ambasadorin për iniciativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar Gazmend Bardhin që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.
Gjekmarkaj thekson se dalja me një kandidat duke marrë parasysh me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla, është detyrim mbi çdo gjë tjetër.
“Takim i përzemërt me Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane,z.Peter Zingraf.
Një bisedë realiste mbi çështjet akute të integrimit europian të shqiptarve,një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.
Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme,dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.
E Informova z.Zingraf për insiativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.
Dalja me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla, është detyrim mbi çdo gjë tjetër”- shkruan Gjekmarkaj.
Top Channel