Britaniku bllokohet në spitalin në Greqi pasi pëson pesë atakë kardiakë brenda ditës për pushime (fotot)

11/10/2022 19:23

Pronari i një bari në Britani i cili pësoi pesë atakë kardiakë brenda ditës teksa ishte me pushime në Greqi, thotë se është me fat që është gjallë por ende nuk mund të ngrohet nga krevati i spitalit disa javë më vonë.

Patrick Kettleborough, 38 vjeç nga Chesterfield, nuk ka mundur të rikthehet në Britani pasi pësoi goditjet në zemër pak pasi mbërriti në ishullin e Kretës më 23 shtator.

Gruaja e tij Lisa Kettleborough, 40 vjeçe, tha se trembej se bashkëshorti i 18 viteve do të vdiste pas dhimbjeve të forta në gjoks një të shtune teksa hanin mëngjes.

Çifti kishin udhëtuar në Greqi për ditëlindjen e 38-të të Patrick por Lisa thotë se shpejt pushimet e tyre u kthyen në një situatë “zemërthyese”.

Fëmijët e tyre Jamie, 15 vjeç, e Lily, 16, janë ktheyr tashmë në Britani, duke lënë babanë e tyre në spitalin në Greqi, bashkë me nënën.

Lisa tregon për situatën e mjerë me zemrën e bashkëshortit që çuditërisht “kërkonte të shpërthente”.

“Kur e morën me ambulancë ishte keq, mendoja se do të vdiste. Por ia doli, jam krenare për të.

Lisa tregonte kur vërejti ndryshimin e sjelljes te partneri i saj.

“Nga mëngjesi i të shtunës, Patch nuk ndjehej mirë dhe në disa raste kishte dhimbje në gjoks, kështu që vendosa ta dërgoj te qendra mjekësore, edhe pse besoja se ishte një problem nga ankthi”.

Lisa shton: “Aty na futën në një dhomë dhe nisën të plotësonim letrat e sigurimit shëndetësor”.

“Një infermiere më foli në greqisht, por unë e dija që kishte diçka që nuk shkonte, dhe me pas thirra në korridor: ‘Është një atak kardiak’”.

Partnerin e saj e vendosën në ambulance dhe e dërguan në spital në Heraklion, ku me operacion i vendosën një unazë në arterien e zemrës.

Lisa tha: “Vendosja shkoi mire. Doktorët më thanë se kishte pësuar dy atakë kardiakë dhe tre më të vegjël, dhe se ishte me fat që ishte gjallë. “

Ajo shton se nuk ka pasur asnjë sinjal të mëparshëm për problemet e zemrës së bashkëshortit.

“Kjo është shumë e çuditshme. Ai ka qenë shumë mirë më përpara, nuk kishte asnjë shenjë që kjo të ndodhte. Kemi frikë se do të ndodhë përsëri kur të kthehemi, kështu që duam të kuptojmë e ta zgjidhim”.

“Tashmë Patch është i trembur nga fluturimi por mezi presim të kthehemi. Kam folur me doktorët dhe sapo të kthehemi do të kemi kujdesin e duhur”./TheIndependent/

FOTO GALERI
2/2
Gruaja e tij Lisa Kettleborough, tha se trembej se bashkëshorti i 18 viteve do të vdiste pas dhimbjeve të forta në gjoks

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA