Zgjedhjet lokale, Noka: Jemi bashkë për një qëllim, për t’u përballur me Edi Ramën

10/10/2022 18:38

Deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh pro bashkëpunimit të demokratëve kundër kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet lokale.

“Agjenda e çdo opozitari të jetë e unifikuar me agjendën e PD kundër këtij regjimi, mirëpresim kontributin e çdokujt. Ditën e enjte të kaluar i kam shkuar në tavolinë dhe i kam kërkuar këtë gjë, që pavarësisht divergjencave është interesi i demokratëve i qytetarëve që na detyron të ulemi, edhe për hartën e re që do t’’i propozohet qeverisë, edhe për reformën zgjedhore edhe për zgjedhjet lokale. Aty ka qenë edhe Dhurata Çupi edhe njëri nga këshilltarët. Për momentin mora refuzim por po shoh që kanë reflektuar. Tërheqja e padisë është rruga e vetme për të dhënë sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim për t’u përballur me Edi Ramën”, tha Noka.

Sot Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin që e mbështet dhe në përfundim të mbledhjes deputetët shprehën vullnet për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Bardhi u zgjodh ‘negociator’ për diskutuar me grupimin e Sali Berishës në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Deputeti Gazmend Bardhi theksoi më parë se demokratët duhet të jenë bashkë në zgjedhjet lokale me një qëllim të vetëm, të mundin kryeministrin Edi Rama.

Pas deklaratës asë Bardhit, reagoi edhe Berisha, i cili tha se është i hapur për bashkëpunim me grupimin Alibeaj për zgjedhjet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA