PD e bashkuar në zgjedhje/ Grupi “Alibeaj” gati të bisedojë me mbështetësit e Berishës për kandidatët

10/10/2022 19:40

Bashkimi i demokratëve për zgjedhjet lokale duket një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Enkelejd Alibeaj u përball me kërkesën e shumicës së deputeteve, të cilët i kërkuan bashkim me pjesën tjetër të kolegëve që drejtohen nga Sali Berisha për zgjedhjet e pranverës.

Grupi i deputeteve që ndjek Enkelejd Alibeaj i shtriu dorën e bashkëpunimit Sali Berishës me qëllim bashkimin e Partisë Demokratike para zgjedhjeve vendore. Arsyeja e bashkimit nuk është tejkalimi i ndasive sa i takon çështjes ‘non grata’, por Edi Rama, rivali politik qe demokratet duan te mundin në zgjedhjet vendore te 2023-shit.

“Unë do të bisedoj me zotin Paloka për te hulumtuar mundësinë e një kandidati të përbashkët… as vendos kushte dhe as pranoj kushte”, tha Gazment Bardhi.

Pasi luftuan dhe shkarkuan njeri tjetrin palët kane ulur armët dhe janë gati të shtrëngojnë duart.

“As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret’, u shpreh Berisha.

Top Channel