“Opozita të dalë me një kandidat”/ Deputetët e demokratë njëzëri: PD duhet të jetë një, çdo zgjidhje tjetër i shërben Ramës

10/10/2022 14:47

Deputetët e Partisë Demokratike shprehen njëzëri se e vetmja rrugë për zgjedhjet e ardhshme vendore duhet të jetë bashkimi i opozitë dhe dalja me një kandidat të vetëm.

Para mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Alibeaj, demokratët u shprehën se PD dhe opozita duhet të dalin me një kandidat,  sepse çdo rrugë tjetër i shërben qeverisë Rama dhe duhet shmangur skenari i 6 marsit.

Bledion Nallbati: Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e Partisë Demokratike dhe mendoj që duhet të jenë patjetër kandidatura të përbashkëta.

Arbër Agalliu: Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Lefter Gështenja: E vetmja rrugë është që PD dhe opozita të dalë me një kandidat, çdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër dhe i shërben vetëm një njeriu, Edi Rama.

Ramadan Likaj: Absolutisht, vetëm një kandidat. Unë besoj e dhashë qartë përgjigjen time. Sigurisht PD duhet të jetë vetëm një, në të kundërt duhet të vazhdojë Edi Rama. Ne do bëjmë gjithçka që të dalim me një kandidaturë. Primarja është bashkimi i Partisë Demokratike.

Grida Duma: Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çojë më PD në skenarin e 6 marsit. Duhet të përpiqemi të gjithë. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre.

Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm.

Top Channel