Më e madhja në botë! Argjentina ‘ngre’ një gjigant 70-tonësh për nder të Lionel Messit Ish-kryeministri, Sali Berisha para takimit me partitë aleate joparlamentare tha se është i hapur për bashkëpunim me grupimin Alibeaj për zgjedhjet lokale.
Ai u shpreh se mirëpret cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë apo të debatojë për zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Pyetjet: Zoti Bardhi është emëruar si përfaqësues i grupit tjetër?
Berisha: As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale.
Pyetje: Nuk tërhiqeni nga primaret?
Berisha: Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës. Nuk tërhiqet kush nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret.
Deputeti Gazmend Bardhi theksoi më parë se demokratët duhet të jenë bashkë në zgjedhjet lokale me një qëllim të vetëm, të mundin kryeministrin Edi Rama.
Sot Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin që e mbështet, ku u kërkua bashkimi i PD-së.
Bardhi u zgjodh ‘negociator’ për diskutuar me grupimin e Sali Berishës në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Në përfundim të mbledhjes deputetët shprehën vullnet për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Top Channel