
Miqtë e një instruktoreje të re pilotimi që vdiq në një aksident ajror të enjten në Virginia, SHBA thanë se ëndrra e saj ishte të bëhej pilote e linjave ajrore.
23 vjeçarja Viktoria Izabelle Ljungman, vdiq në aksidentin teksa instruktonte një nxënës pilot 18-vjeçar, i cili rrëzoi mjetin pak pas ngritjes.
Ljungman, me origjinë nga Suedia, studioi në universitetin e Hampton në Virginia dhe kishte marrë patentën e saj të pilotit në mars 2021, dhe më pas licencën e instruktores së fluturimit.
Ish-shoqja e saj e dhomës në universitetin Hampton, Myana Mabry, tha se ishte krenare për ëndrrat e shoqes së saj.
“Shoqja ime e dhomës ishte një legjendë dhe ishte e lavdërueshme të shihje sesi ëndrrat e saj bëheshin realitet”, tha Mabry për rrjetin WAVY.
Avioni i saj me një motor, tip Cessna 172, ku fluturonin Ljungman dhe piloti student Oluwagbohunmi Ayomide Oyebode bashkë me një nxënës tjetër 18 vjeçar të paidentifikuar, u përplas tragjikisht pasditen e të martës në një zonë kënetore pranë aeroportit të Newport News.
Dy 18-vjeçarët ishin dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda, ndërsa Ljungman humbi jetën në vend, njoftonin autoritetet.
Top Channel