Ministrja Ibrahimaj zbardh takimin e Këshillit të Sigurisë: U diskutuan masat për parandalimin e sulmeve të tjera

10/10/2022 14:03

Ndonëse nga Presidenca nuk ka ende asnjë detaj, mbi atë se ç’ka u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirrur nga Kreu I Shtetit, Bajram Begaj, ‘kureshtjen’ e shuan Ministrja për Financat dhe Ekonominë, Delina Ibrahimaj.

Në përgjigje të interesit të medias, pasi komunikoi vendimet e Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj, ka zbardhur çështjet që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ibrahimaj tha se u diskutua për çështjen e sigurisë kibernetike, ku institucion raportoi për masat e marra deri më tani. Ajo tha se u diskutua edhe niveli i goditjes si dhe masat që do të merren për të parandaluar sulmet e tjera në të ardhmen.

Është detyrë e Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Konkluzionet nga takimi i Këshillit, në diskutuam për çështjet e sigurisë kibernetike, ku çdo institucion raportoi për masat e marra , nivelin e goditjes dhe masat që do merren për parandalimin e sulmeve që mund të vijnë në të ardhmen”- tha ministrja Ibrahimaj.

Ky këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë që prej muajit korrik dhe shtator kur hakerat bllokuan sistemin e shërbimeve qeveritare e-Albania dhe goditën Policinë e Shtetit.

Top Channel