
Situata e krijuar nga sulmet kibernetike ka detyruar presidentin Bajram Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ka rreth 60 minuta që ka nisur mbledhja nën drejtimin e Presidentit Begaj. Situata kritike me e-albania e më pas ndërhyrja në sistemin TIMS janë në fokusin e mbledhjes në Presidencë.
Të pranishëm në mbledhje janë 14 anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se të ftuar ishin Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj si dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në mbledhje pritet të diskutohen dëmet e shkaktuara dhe çfarë masash pritet të merren për sigurinë kombëtare. Pritet se çfarë deklarate do të bëjë presidenca në përfundim të kësaj mbledhjeje.
Ky këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë që prej muajit korrik dhe shtator kur hakerat bllokuan sistemin e shërbimeve qeveritare e-albania dhe goditën Policinë e Shtetit.
Top Channel