Dosjet e sigurimit të aksesueshme edhe nga qytetarët? Balla: Nëse PD ka ndryshuar qëndrim të na e sjellë ta shqyrtojmë

10/10/2022 11:54

 

Balla: Qëndrimi ynë për t’i deklasifikuar dosjet nuk ka ndryshuar. Shpresoj që PD mos vi me propozim që nuk ka më nevojë për autoritet të dosjeve. Është një institucion I rëndësishëm, që ka bërë një punë shumë të mirë, anëtarët u zgjodhën me dakordësi si asnjëherë më parë.

Grupi PS ka propozimet e veta, ka të bëjë me një gjetje që erdhi nga autorteti. T’i japim autoritetit mbështetjen e plotë për ta cuar përpara. Është elementi kyc në një hapje, duke rishpjeguar: sot që flasim cdo media ka të drejtë të shkojë ta marrë. Fakti që nuk janë më dokumente sekrete e bën të qartë që janë të aksesueshme.

A do kërkohen për të gjithë qytetarët?

Për gjithcka ka depozituar PD ne kemi shprehur mbështetje. Nëse ka propozim ndryshe, të na I sjellin do I shqyrtojmë është me rëndësi të gjehet gjuha e përbashkët. Shumë shpejt do depozitojmë edhe nisma të tjera që duan konsensus.

Top Channel