Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike.
Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. E postimet mes dyshes nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte.
Duket se artistja nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe sapo publikoi surprizën e saj të radhës. Vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të fundit, një bashkëpunim me artistin Ron, duket se Dafina duket se po punon me një projekt të ri. Këngëtarja ka postuar një video të saj, ku shkruan se është gati për xhirime ama nuk e dimë nëse ka të bëjë me një këngë të re të saj apo me diçka tjetër, pasi pak kohë më parë Dafi na ka treguar se do të jetë pjesë edhe në fushën e aktrimit.
Dafi është pjesë e një prej këngëve, pjesë e EP-së që po publikon Ron Zaiti, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i këngëtares. ‘Boma ni tel’ quhet bashkëpunimi i dyshes që keni mundësi ta dëgjoni në platformën YouTube.
Ashtu si nuk zhgënjen kurrë, videoklipi i këngës është shumë i veçantë dhe bukuroshja shfaqet si një ‘pirate’ e vërtetë.
Top Channel