Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë në treg për trajtimin e lëkurës tuaj dhe çelësi për të ruajtur freskinë e saj edhe me kalimin e moshës.

Krahas konsumit të ushqimeve me këtë vitaminë, përdorimi i serumeve dhe produkteve të tjera direkt në lëkurë duket se është mënyra më e mirë për të korrur përfitimet e dëshiruara.

AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me arsyet se përse zgjedhja e serumit të vitaminës C mund të jetë një zgjedhje e duhur për ju.

Është e sigurt për shumicën e llojeve të lëkurës
Shumica e njerëzve mund të përdorin vitaminë C për një periudhë të gjatë kohore pa përjetuar ndonjë reagim negativ. Ajo është gjithashtu e sigurt për t’u përdorur edhe me produkte të tjera të kujdesit ndaj lëkurës.

Është hidratuese
Sipas studimeve, serumi me vitaminë C depërton më së miri në lëkurë, duke e lejuar lëkurën tuaj të ruajë më mirë lagështinë.

I fal lëkurës shkëlqim
Ajo mund të ndihmojë në zbehjen e pigmentimit të lëkurës dhe të lëmojë sipërfaqen e saj e t’o japë shkëlqimin e dëshiruar.

Ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës
Serumi i kësaj vitamine mund të veprojë si një agjent anti-inflamator përmes kapacitetit të saj antioksidues. Kjo do të thotë se ajo qetëson lëkurën dhe mund të zvogëlojë ënjtjen.

Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit
Meqë ajo pengon prodhimin e melaninës, mund të zbeh hiperpigmentimin.

Hiperpigmentim quhen njollat ​​e shkaktuara nga dielli, njollat ​​e moshës dhe njollat e shkaktuar nga prodhimi i melaninës në zona të caktuara të lëkurës.

Redukton mundësinë e shfaqjes së rrathëve poshtë syve
Serumet me vitaminë C mund të ndihmojnë në zbutjen e linjave të imëta duke plotësuar dhe hidratuar zonën poshtë syve.

Edhe pse është më efektive në reduktimin e skuqjes, disa njerëz thonë se mund të ndihmojë në zbutjen e shenjave të rrathëve poshtë syve.

Disa mënyra të tjera për të ndihmuar në heqjen e qeseve nën sy përfshijnë përdorimin e një komprese të ftohtë dhe shtimin e retinolit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.

Nxit prodhimin e kolagjenit
Vitamina C është e njohur për nxitjen e prodhimit të kolagjenit përmes procesit të sintezës së kolagjenit. Në fakt, sinteza e kolagjenit nuk mund të ndodhë pa vitaminën C. Ju gjithashtu mund të nxisni prodhimin e kolagjenit përmes dietës suaj.

Mund të ndihmojë në tonifikimin e lëkurës
Prodhimi i kolagjenit është i lidhur me elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Kur nivelet tuaja të kolagjenit fillojnë të bien, lëkura juaj gjithashtu mund të fillojë të ulet.

Aplikimi i një serumi me vitaminë C mund të nxisë prodhimin e kolagjenit duke e bërë lëkurën të duket më e fortë dhe më e tonifikuar.

Mbron lëkurën nga rrezet e diellit dhe e qetëson atë
Besohet se antioksidantët tek vitamina C ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuja nga rrezet e dëmshme të diellit.

Gjithashtu falë saj mund të nxitet prodhimi i kolagjenit, që ndihmon në reduktimin e inflamacionit edhe në rast se lëkura është djegur nga rrezet e diellit. /AgroWeb

Top Channel