Spektakël dritash në mes të krizës, Berlini ‘bën natën, ditë’

09/10/2022 14:21

Berlini çeli Festivalin e tij vjetor të Dritave me projeksione shumëngjyrëshe në monumentet kyçe të premten,  në një kohë që vendi ka vendosur masa të mëdha për kursimin e energjisë për shkak të krizës.

Festivali i mbajtur për herë të parë në 2005  e që zgjat deri më 16 tetor, tërheq më shumë se dy milionë spektatorë në kryeqytetin gjerman çdo vjeshtë, sipas organizatorëve.

Kritikët i kishin kërkuar konsorciumit privat që qëndron pas festivalit ta anulonte atë këtë vit, duke thënë se ai dha një shembull të keq ndërsa vendi përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse duke kursyer sa më shumë energji.

Por organizatorët thanë se kishin arritur të ulnin konsumin e tyre të pritshëm të energjisë me 75 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht duke përdorur llamba LED dhe dizajne më pak ambicioze, dhe do të fuqizonin ekranet tërësisht nga burime të rinovueshme.

Ata gjithashtu fikën dritat një orë më parë, në orën 23:00 në vend të mesnatës ndërsa ndriçuan vetëm 35 vende kundrejt rreth 100 viteve të kaluara.

Qeveria e drejtuar nga kancelari Olaf Scholz ka nisur një përpjekje kombëtare për të kursyer energjinë mes çmimeve në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa BE rrit masat për të reduktuar përdorimin e energjisë në të gjithë bllokun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA