Nëse ka një artist shqiptar që është persekutuar nga pyetja “Kur do martohesh?” ai është kantautori Redon Makashi.
Thuajse në gjitha intervistat, ai jo vetëm është përballur me këtë pyetje, por i kanë dhe kërkuar llogari se cila është partnerja e tij dhe nëse do bëhet baba ose jo.
I ftuar në “E Diell” në rubrikën “Qysh e don shoqnia”, Redon Makashi në praninë e miqve të tij Dashnor Dikos, Elinara Shehut, Bled Sejkos dhe Ardita Mullait vendosi të djegë me pahir shaminë e beqarit.
Edhe pse e bëri show-n, i lumturoi miqtë dhe të gjithë e panë ritualin e djegies së shamisë aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve, në fund simbolika që Redoni donte të transmetonte ishte: “Jeta ime është private dhe mos më pyesni më se kur do martohem!”
Pra Redoni është ende beqar, i martuar apo me këtë thjesht i mbylli gojën portaleve?
Top Channel