Opozita  pritet të shpallë kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit brenda muajit tetor. 

Në pritje të dekretit presidencial për datën e zgjedhjeve, Sali Berisha paralajmëroi se ky muaj do jetë vendimtar për përzgjedhjen  jo vetëm të rivalit të Erion Veliaj, por edhe kandidatëve për bashkitë më të mëdha të vendit.

“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat”- tha Berisha.

Krah Gert Bogdanit, i cili ka shprehur ambicien për të qenë kandidat i Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha nuk e konfirmoi si emër, por  e ftoi  ashtu si gjithë demokratët të marrë pjesë në primare.

“Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës”- u shpreh Berisha.

Sali Berisha kërkoi angazhimin e  strukturave për të bërë për vete elektoratin gri, ndërsa fushata elektorale sipas tij duhet të shtrihet jo vetëm derë më derë por edhe në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA