Dhimbjet e duarve mund të jenë të rralla por kjo nuk i bën ato të parëndësishme, përkundrazi!

Dhimbjet e duarve si pasojë e osteoartritit mund të vështirësojë ndjeshëm jetën e një njeriu.

Çfarë Është Osteoartriti?

Osteoartriti është sëmundje reumatizmale dhe një nga format më të zakonshme të artritit që prek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.

Kjo sëmundje ndodh si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve morfologjike të kërceve të gjymtyrëve.

Pjesët më të prekura dhe të rrezikuara nga osteoartriti janë: duart, gjunjët, ijet dhe shpina.

Aktiviteti fizik, pesha e shëndetshme trupore dhe trajtime të ndryshme ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe zbusin dhimbjet.

Osteoartriti Tek Duart

Kjo sëmundje prek tre zona të duarve: pjesën e gishtit të madh, indin pranë majës së gishtave dhe kërcet e mesme të gishtave.

Dhimbjet që pasojnë nisin me një intensitet të ulët dhe më pas bëhen shumë të mprehta.

Ndonëse tingëllon një legjendë urbane, ndryshimet në temperaturat e jashtme por edhe lagështia mund të nxisin ose përkeqësojnë simptomat e kësaj sëmundje.

Për më tepër, ekspertët paralajmërojnë se dhimbjet janë më të forta në orët e para të mëngjesit.

Trajtimet Kundër Osteoartritit Tek Duart

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga ky problem duhet të sigurohen që në fillim të marrin medikamentet e duhura.

Me këtë nënkuptohet, medikamentet që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen siç është ibuprofeni.

Barna të tilla mund të merren në formën e pilulës ose të kremit.

Kompresat e ftohta dhe të nxehta janë gjithashtu një mënyrë e shpejtë për të larguar dhimbjet.

Për shembull, akulli zbut enjtjen e gishtave dhe mpin dhimbjet deri në largimin e tyre.

Kompresat e nxehta ndihmojnë kyçet që nuk kanë rënë pre e inflamacionit.

Një tjetër mënyrë si t’i mbroni duart është që të pakësoni sa më shumë presionin ndaj tyre.

Për shembull, çantat e ndryshme mund t’i mbani duke vënë në përdorim parakrahun dhe jo dorën.

Megjithatë, lëvizja është thelbësore dhe pa shumë mundim, ju mund t’i vëni duart në punë në detyra të thjeshta shtëpiake./AgroWeb

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA