20/11 08:53
Keidi Bare u aktivizua në minutën e 76-të në ndeshjen Cadiz-Espanyol, që përfundoi në barazim 2-2.
Mesfushori i kombëtares shqiptare mori vendin Darder, kur miqtë katalanë po kryesonin 1-2, por për fat të keq, vetëm dy minuta më vonë vendësit barazuan rezultatin me Perez.
Takimi ishte zhbllokuar në fundin e pjesës së parë nga Chust, por me fillimin e pjesë së dytë Espanyoli u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar nga i njëjti autor, Joselu (51’, 67’).
Trajneri i Espanyolit tentoi të kishte më shumë ekuilibër në mesin e fushës me aktivizimin e 25-vjeçarit kuqezi, por miqtë e pësuan nga Lucas Perez atëherë kur duhej të ishim më të kujdesshëm./ Super Sport
Top Channel