Monza vijon të regjistrojë rezultate dhe për të tretën javë radhazi ka mundur që të marrë pikët e plota.
Skuadra e ngjitur këtë sezon në Seria A ka shtangur Spezia-n në takimin e raundit të nëntë, të cilin e fitoi me rezultatin 2-0.
Ekipi i trajnerit Palladino zhbllokoi sfidën në minutën e 32’ me golin e Carlos Augusto, ndërsa në minutën e 63’ Mari vulosi avantazhin e këtij takimi, duke u dhuruar vendasve golin e dytë.
Super Sport shkruan se pas këtij raundi Monza ngjitet në vend të 11 me 10 pikë, duke i trembur kundërshtarët, ndërsa Spezia bie në vend të 15-të me 8 pikë.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Berlusconit, pasi në javën e shtatë të Seria A mundi Juventus me rezultatin 1-0, ndërsa në raundin e 8 fitoi 0-3 ndaj Sampdorias.
Top Channel