Fitore me përmbysje dhe duke shtrënguar dhëmbët e Manchester United në “Goodison Park” përballë Evertonit.
1-2 përfundoi ky duel i javës së nëntë të Premier League-s, në të cilin Cristiano Ronaldo realizoi golin e tij të parë në kampionatin elitar anglez për këtë sezon dhe të 700-in në karrierë në nivel klubesh.
Tri pikë me shumë vlerë për “Djajtë e Kuq”, që vinin pas atij “dushi të ftohtë” që morë në derbin e Manchesterit përballë City-t (6-3). Fitorja e pestë në total në këtë kampionat, që e ngjit ekipin e Ten Hag në vendin e pestë .
E nisi keq skuadra e Ten Hag, që pësoi gol që në minutën e pestë (shënoi Iwobi), por Antony dhe më pas Cristiano Ronaldo (zëvendësoi Martial në pjesën e parë) kthyen rezultatin, të cilin “Djajtë e Kuq” e ruajtën me shumë vështirësi në minutat e mbetura të lojës.
Nga ana tjetër, për skuadrën e Lampardit vjen humbja e tretë sezonale, pas dy fitoreve radhazi.
Everton – Manchester United 1-2 (Iwobi 5’/ Antony 15′, Ronaldo 44′)
80′ – Shënon Rashford, por goli i anulohet për prekje të topit me dorë.
44′ – Tjetër kundërsulm i Manchester United, këtë herë Cristiano Ronaldo, i hedhur në fushë në vend të Martial (i dëmtuar), nuk gabon përballë Pickford, 1-2.
38′ – Shënon Bruno Fernandes, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
15′ – Zgjat vetëm 10 minuta epërsia e Evertonit, Antony nuk fal përballë portierit pas një kundërsulmi të shpejtë.
5′ – Zhbllokohet sfida në “Goodison Park”. Caemiro humb një top në mesfushë, Iwobi realizon një gol të mrekullueshëm nga distanca, 1-0.
Top Channel