“Mirëserdhe në shtëpi”/ Berisha takohet me banorë të Lazaratit: Zotohem se do të bëj gjithçka për ju

08/10/2022 13:56

Kryedemokrati Sali Berisha, pas vizitës në Libohovë, është zhvendosur në Lazarat për një takim me banorët e zonës.

Qytetarët e Lazaratit e kanë pritur me mjaft entuziazëm demokratin, të cilit i dhuruan lule e brohoritje duke i uruar mirëseardhjen në “shtëpi”.

Vetë Berisha u shpreh i surprizuar nga kjo pritje dhe iu betua banorëve se do të bëje gjithçka për Lazaratin, që të mos shpopullohet e të mos zhduket si vend, pasi sipas Berishës ky është edhe synimi i kryeministrit Rama.

Berisha: Të dashur banorë të Lazaratit, para se gjithash dua të përulem me nderimin e mirënjohjen më të thellë para jush për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë Partisë Demokratike nga themelimi i saj e deri më sot. Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje, ndihem i detyruar pafundësisht ndaj jush. Ju jeni bastion o pamposhtur i shqiptarizmit dhe atdhetarisë. Në mik I imi në Libohovë më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti  se Libohovën dua ta lë në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. Lazarati është këtu dhe nuk do e mposhtni. Ideja e persekutimit të Lazaratit do të marrë përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria. Kam ardhur këtu për tu zotuar se do të bëj gjithçka, që bizneset e fermat të kenë ngrohtësinë e prosperitetin që meritojnë. Ky regjim ka si synim shpopullimin e mjerimin e Shqipërisë. Ta përzëmë sa më shpejt e të vendosim demokracinë në Shqipëri. Kam ardhur këtu për të dëgjuar zërin tuaj që do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel