Mijëra demonstrojnë kundër rritjes së çmimeve dhe mosveprimit të qeverisë në Pragë (fotot)

08/10/2022 21:10

Mijëra protestues u mblodhën sot në Pragë, në një miting të organizuar nga sindikatat çeke të punës, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Protesta e sotme vjen pas dy demonstrimesh madhore që nxorrën në sheshe rreth 100 000 vetë në fund të muajit e kaluar.

Ashtu si në protesta të ngjashme në vende të tjera evropiane, çekët dënonin qeverinë e kryeministrit Petr Fiala për mosveprim kundër inflacionit dhe rritjes së ashpër të çmimeve.

Disa protestues të intervistuar nga rrjeti AFP thanë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për ndihmë ndaj qytetarëve me rritjen e çmimeve.

“Ne prisnim prej kohësh që qeveria të vepronte për të na lehtësuar këto kosto të mëdha, që prej energjisë deri te ushqimet bazë.”

“Tashmë nuk janë vetëm ushqimet, është gjithçka, dhe qeveria hiqet sikur çdo gjë është në rregull”, tha pensionisti Jindrich Mikovic.

“Ata duhet të vendosin një tavan për çmimet e energjisë dhe të ushqimeve. Kjo është e patolerueshme, nuk vazhdohet kështu”, tha punonjësja Martina Spilkova.

“E ardhmja ime nuk ka siguri. Unë jetoj vetëm dhe nuk e di si do të paguaj nëse rrisin akoma kostot,” shtoi ajo.

FOTO GALERI
2/8
Ashtu si në protesta të ngjashme në vende të tjera evropiane, çekët dënonin qeverinë e kryeministrit Petr Fiala për mosveprim kundër inflacionit dhe rritjes së ashpër të çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA