Kryeministri i Pakistanit i habitur me Perëndimin: Përse duhet të lutem për ndihmë pas përmbytjeve katastrofike?

08/10/2022 16:37
Te zhvendosur te permbytjeve ne kampin e Sehwan, Pakistan

Shehbaz Sharif ka kërkuar sot se atë që pretendohet si ‘drejtësi klimatike’ nga vendet e fuqishme, të industrializuara dhe ndotëse, pas stuhive monstruoze të pashpjeguara që kanë lënë nën ujë një të tretën e vendit të tij.

Kryeministri tha se Pakistani nuk duhet të detyrohet të lutet me kupë lëmoshe në dorë nga komuniteti ndërkombëtar, nëse vërtet katastrofa iu shkaktua nga klima dhe ndotja industriale.

Duke four nga rezidenca e tij në Lahore, Sharif paralajmëroi se Pakistani përballet me një krizë të paprecedent shëndeti, ushqimi dhe zhvendosjesh të brendshme pas përmbytjeve “apokaliptike” që kanë lënë nën ujë gati një të tretën e të gjithë vendit.

Disa nga zonat më të prekura kanë parë një sasi rekord prej 1.7meter reshje shiu në tokën e tyre.

Shkencëtarët thonë se reshjet kanë ardhur nga “trazirat e klimës” por Pakistani thotë se është përgjegjës për vetëm 0.8% të emetimeve globale të karbonit, prandaj “është përgjegjësi e vendeve të zhvilluara të japin mbështetjen e tyre, pasi ato i shkaktojnë emetimet”.

“Unë nuk kam parë kurrë një shkatërrim, përmbytje e vuajtje të tillë në jetën time. Kemi miliona të zhvendosur, refugjatë klimatikë brenda vendit të tyre”.

Komunieti ndërkombëtar është zotuar për miliona në fonde e donacione ndihmash, por Sharif thotë se është “e pamjaftueshme”.

“Përmasat e kësaj katastrofe janë përtej aftësive tona fiskale”.

Shifra zyrtare e vdekjeve nga përmbytjet qëndron në rreth 1,600, por vlerësime të tjera thonë se është më e lartë. 9 milionë njerëz janë zhvendosur pas shkatërrimit të rreth 2 milionë shtëpive, ndërsa miliona familje po jetojnë aktualisht në tenda apo streha të improvizuara.

Dëmet janë llogaritur në  $30 deri në 35 miliardë, me rreth 30,000km rrugë të shkatërruara, ura, hekurudha e linja elektrike, dhe disa milionë hektarë të mbjella të shfarosura.

Sharif shtonte: “Ne nuk po bëjmë me faj askënd, nuk po bëjmë akuza, po themi se këtë nuk e kemi bërë ne, por ne jemi viktima. A duhet të bëj apelin tim me një kupë lypsari përpara? Kjo është dyfish e padrejtë”.

Qeveria e Sharif është përballur së fundmi me kritika për mungesë ndihmash ndaj familjeve të prekura, të cilat mbeten pa ujë, ushqim e strehim, në rajonet Sindh e Balochistan.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA