“Më kanë bërë katër atentate doktor”, mbështetësi demokrat i drejtohet Berishës: Kemi një kafe të krimit në Elbasan Pas shumë vitesh, Sali Berisha është rikthyer në Lazarat, fshatin bastion të PD në jug të vendit.
Në qendër të fshatit, pritja ishte shume entuziaste. Ish-kryeministri Berisha, në kohën e të cilit ky fshat ishte kryeqendra e kanabisit, i quajti lazaratasit si njerëz fisnikë, atdhetarë, të mençur e punëtorë të cilët u sulmuan egërsisht nga qeveria ne vitin 2014.
“I them Edi Ramës, Lazarati është këtu dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpërbëjë Lazaratin. Lazarati u përpoq ta shpërbëjë diktatura mizore e etërve të tu, por ata përfunduan në koshin e plehrave të historisë ndërsa Lazarati mbeti bastion i lirisë, i burrave dhe grave të lirë e krenarë për karakterin e tyre. Prandaj, ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit do të marrë përgjigjen e merituar. Në zgjedhjet e ardhshme, do të marrë përgjigjen e merituar në të gjithë Shqipërinë”, tha Berisha.
Më pas, Berisha bashkëbisedoi dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve të Lazaratit:
“Një grua që thotë se burrin e ka në burg dhe se në fshat janë dhënë 500 vite dënim me burg”.
Banorët i referohen dënimeve të dhëna pas aksionit të policisë në Lazarat ne vitin 2014, fshatin që ishte kthyer ne një oaz të rritjes së kanabisit prej vitesh. Gjatë operacionit mbeti i vrarë edhe një punonjës policie dhe u arrestuan grupi i personave që u përgjigj me armë kundër forcave të rendit.
Top Channel