Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve Dy persona të cilët akuzohen se janë autorë të 12 vjedhjeve në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë.
Të arrestuarit janë 19-vjeçari Florjan Shupli dhe 20-vjeçari Rafaelo Tola, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se të rinjtë janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:
Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;
Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;
Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;
Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;
Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel