Hekuran Marku dhe Saimir Tahiri

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Ish-truproja e Tahirit u vu nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nëse shpallet fajtor Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit, pasi Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA