I moshuari vritet nga goditja e bririt në festivalin e vrapimit të demave në Spanjë (fotot)

07/10/2022 15:43

Në zona të ndryshme të Spanjës vijojnë festivalet individuale të vrapimit të demave megjithë kritikat e aktivistëve të kafshëve, të cilët sot morën revanshin e tyre pas një tjetër vdekjeje nga brirët e demit.

Një 72-vjeçar u bë viktima e nëntë që humbet jetën në eventet e tilla të këtij viti, pasi tragjikisht u shpua nga briri i demit të egërsuar në mes të këmbëve.

Ai pësoi gjithashtu plagë në kokë pas goditjeve të demit në rrugët e Almassora në Castellon.

Shërbimet e emergjencës u përpoqën të shpëtonin burrin e paemëruar i cili ndërroi jetë në spitalin e Castello pak më vonë.

Raportimet thonin se viktima nuk po merrte pjesë në festival.

Burri besohet se po shëtiste në rrugë me një tjetër person kur kishin përfunduar pranë zonës së festivalit dhe fatkeqësisht ishte goditur per vdekje nga demi.

Përveç konfirmimit të incidentit të rëndë zyrtarët vendas nuk jepnin të dhëna për viktimën dhe detaje të vdekjes.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në sezonin e sivjetshëm të vrapimeve me demat, teksa kanë qenë disa plagosje fatale madje dhe vdekje nga shtypja e turmave në rrugën e rajonit Pamplona.

Gjashtë dema të tmerrshëm kanë vërshuar shpesh gjatë vetës në pistën 875-të gjatë të improvizuar në rrugët e kalldrëmta të qytetit, të ndjekur e të vëzhguar nga spektatorë energjikë që i nxisin ata me të bërtitura.

Pasi demat arrijnë në fund të rrugës së vrapimit ata vendosen në ring ku matadorët ndeshen duke i vrarë me shpatë.

Prej vitit 2010, 17 njerëz janë vrarë nga demat e festivalit po kjo nuk ka zbutur entuziazmin  e pjesëmarrësve të traditës.

Aktivistet e kafsheve kerkojne ndalimin e saj.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA