Relatorja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj u përfshi në një debat me deputetin demokrat Gazmend Bardhi, ndërsa po diskutohej projektiligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Bardhi: Kemi bërë një amendament për të deklasifikimin e dosjeve, në momentin ku ramë të gjithë dakord që s’do të jetë më i klasifikuar sekret. Do të jetë një informacion i zakonshëm dhe në këtë kuptim qoftë për t’u njohur do duhet ta ketë çdo person, jo vetëm të prekurit, prandaj kemi propozuar që një parashikim i tillë që çdo person në duke ruajtur edhe rastet specifike, duke hequr , sa kohë janë deklasifikuar, nuk e bën vetëm për të lehtësuar punën e autoritetit, por edhe në kuadër të debatit publik që ekziston prej muajsh, hapje të plotë të dosjeve, ai informacion nuk mund të qëndrojë më i mbyllur, pas 32 viteve çdo qytetar shqiptar, çdo studiues, çdo gazetar mund t’i ketë.
Felaj: Propozimi që na erdhi, ajo që sugjeron Bardhi shkon më tej, se je bashkëpunëtor, se je i afërmi i tyre, ti si qytetar i thjeshtë s’do të shkosh , se rrëzon ligjin dhe autoritetin. Çfarë thotë ligji, që ke parim të mbrosh jetën private dhe jetën personale, është interesi ynë që njerëzit të mos i fusim në konflikt social, për të gjithë ata që kanë të drejtë të informohen. Unë e kam për detyrim si deputete që ne që në nisje kemi thënë që do punojmë për paktën e despiunizimit. Jam dakord për propozimin e autoritetit për të prekurit, të afërmit dhe bashkëpunëtorët.
Bardhi: Unë nuk e kuptoj këtë logjikën që bie ligji dhe autoriteti, a është për hapjen e dosjeve, hapja e plotë dhe njohja e rrëzon autoriteti. A është për të hapur dosjet, kemi rënë dakord që të deklasifikojmë, nëse do e lëmë siç është që të drejtën e kanë vetëm ose bashkëpunëtorët ose të prekurit, as bashkëpunëtorët mund të mos kenë interes për veprimtari dhe as bashkëpunëtorët. S’mund të ketë as kritere as subjekte të posaçme.
Felaj: Deklasifikimi do ta bëjë autoriteti, ai është një procedurë, kjo është pjesa e parë e gjë3se që duhet të biem dakord për termat, ne biem në kundërshti se cdo qytetar të njihet me këtë dokumentacion, se ky nuk ëhstë ligj i pastër lustracioni. Ne kemi aplikuar modelin gjerman, do të shtosh edhe të afërmit e bashkëpunëtorëve.
Bardhi: Ajo që kemi përjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Informacioni për dosjet nuk mund të ketë rregull, të trajtohet si çdo informacion tjetër, dërgohet një kërkesë dhe i vihet në dispozicion, nëse nuk biem dakord, është krejtësisht i pazbatueshëm, nuk kemi deklaruar asgjë dhe ose bashkëpunëtorët, ose të prekurit kanë të drejtë për të marrë informacionin. Thelbi ishte hapja e dosjeve, do duhet që të garantojmë të drejtën e çdo qytetari.
Sula: Çdo njeri që ka një pyetje , çdo qytetar mund të vijë, edhe nëse nuk preket, në vënien nën dispozicion.
Felaj: Jemi pro hapjes që në vitin 2015, shumë njerëz kanë shkuar tek autoriteti i kanë parë dhe janë qetësuar. Ajo që ps këkroi në nisje është certifikata e pastërtisë për çështjet Mezini dhe Bezhani. Kolegët deputetë nuk e kanë votuar ligjin e vitit 2015, ajo që i përket PD nuk e ka votuar këtë ligj, zoti Bardhi nuk ka qenë që t’i them e ka votuar nuk e ka votuar. Dosjet janë të hapura. Ligji shërben për paqe sociale.
Bardhi: Ne nuk bëjmë pjesë e asaj fasade, hapim dosjet bëjmë transparencë, është parimor, çdo qëndrim tjetër është qëndrim politik. Jemi për lustracionin, ne nuk e trajtojmë temën e bashkëpunëtorëve të shtetit si ushqim për pushtetin. Ju vini sot tek nevoja për të kufizuar kodin zgjedhor për bashkëpunëtorët e ish sigurimit. Ne kemi qenë gjithmonë kundër. Ose qëndrojmë tek parimi t’i hapim dosjet ose e mbyllim këtë temë. Duhet hapje 100% e dosjeve. Nuk marrim pjesë në këtë teatër.
Bushka: Parimi i të gjithëve është të hapim dosjet, por nuk e kuptoj që e ktheni në debat politik.
Top Channel