Dyshja e njohur Wanda Nara dhe Mauro Icardi kohët e fundit kanë pasur probleme dhe thuhet se janë drejt ndarjes.
Ata janë takuar në Argjentinë së fundmi për një tentativë të fundit për t’u ribashkuar por gjithçka ka shkuar kot.
Gjatë takimit në Argjentinë çifti ka debatuar ashpër duke dëgjeneruar në sherre dhe ulërima mes njëri tjetrit. Kur janë kthyer në Turqi Wanda ka marrë fëmijët dhe është transferuar në një apartament.
Ndërkohë sipas mediave italiane Wanda ka nisur procedurat për divorc me futbollistin e Galatasaray-it. Mediat e huaja shkruajnë për një tjetër skandal mes tyre.
Thuhet se Icardi dhe ish-i tjetër Maxi Lopez janë duke u përgatitur për një reality me Wanda. Kujtojmë që Wanda ka qenë e martuar me futfollistin Maxi Lopez, shok i ngushtë i Icardi-t.
Icardi ndërkaq është duke hasur probleme si nga jeta profesionale ashtu edhe nga ajo personale.
Disa para ndeshjes kundër Adana Demirsporit në Superligën Turke, ai tha se kishte probleme fizike dhe u tërhoq nga ndeshja e fundjavës. Futbollisti mori vendimin të nisej për në Argjentinë për të zgjidhur problemet me ish-partneren e tij, Wanda Nara.
Por ndonëse Icardi ka shkuar në Argjentinë për tu përballur me ish-partneren, sipas mediave të huaja ajo nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj dhe kishte udhëzuar rojet e sigurisë ta pengonin.
Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.
Top Channel