Napoli e ka nisur sezonin 2022/2023 në mënyrë fantastike.
Ekipi i Luciano Spallettit ndan vendin e parë në Serie bashkë me Atalantën me nga 20 pikë pas tetë javëve të parë, teksa po shkëlqen edhe në Champions League.
Suksesi 1-6 në përballë Ajaxit në “Johan Cruijff Arena” ishte historik dhe i mrekullueshëm. Asnjë skuadër nuk ia kishte dalë më parë t’i shënonte “Harkëtarëve” gjashtë gola në një duel të vetëm europian në Amsterdam.
Napoli kryeson grupin A me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të parë. Ekipi ku Amir Rrahmani është kthyer në liderin e prapavijës, ka arritur fitore të mëdha përballë Liverpoolit (4-1), Rangers (0-3) dhe Ajax (1-6).
Djemtë e Spallettit kanë nevojë për një pikë në takimin e mesjavës së ardhshme ndaj kampionëve të Holandës në “Diego Maradona” për të siguruar avancimin mes 16 më të mirëve të turneut dy japë përpara.
Sulmi funskionon për mrekulli, Napoli ka realizuar 13 gola në tre sfidat e para në fazën e grupeve në Champions League, diçka që nuk e kishte arritur asnjë skuadër italiane më parë. Tani fokusi te kampionati, aty ku takimi i radhës është në Friuli përballë një Udinese që po “fluturon” dhe numëron vetëm një pikë më pak./ Super Sport
Top Channel