Forcat e Armatosura po ngrenë një strukturë për Mbrojtjen Kibernetike dhe ftojnë më të mirët të bëhen pjesë e saj.

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese, do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë.

Gjithashtu do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj.

Aplikimet mbyllen më 18 tetor 2022!

Siguria kibernetike në vendin tonë është në qendër të vëmendjes, teksa muajt e fundit është cenuar vazhdimisht, për shkak të sulmeve nga hakerat.

Hakerat kanë goditur faqen qeveritare dhe sistemet e Policisë së Shtetit, duke ekspozuar të dhëna senstitive, disa prej të cilave të cilësuara sekret shtetëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA