Si të largoni celulitin në disa hapa, trajtimet natyrale për një trup të rregullt

06/10/2022 15:31

Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret.

Për të evituar efektin e këmbëve apo duarve që ngjajnë si lëkura e portokallit ndiqni mënyrat që AgroWeb.org ju këshillon.

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.

Celulitit formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.

Ndiqni më poshtë mënyrat më të sigurta të reduktimit të celulitit nga AgroWeb.org.

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji.

Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup.

Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon.

Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat.

Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? AgroWeb.org ju siguron një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj.

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.

Kafe me limon

Një ndër pijet më të preferuara ju ndihmon kundër simptomave të celulitit.

Merni llumin e kafesë dhe bashkojeni me pak lëng limoni.

Përzieni lëngun e kafesë me lëngun e limonit dhe lëreni të pushojë rreth 10 minuta.

Më pas filloni të masazhoni lëkurën me kujdes me lëvizje rrethore.

Sasinë e kafes mund ta vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni.

Mund të përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni.

Bëjeni këtë trajtim tre herë në jave gjatë dushit dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm.

AgroWeb.org ju këshillon në çdo rast të merreni edhe me ushtrime fizike të paktën një herë në javë, për një trup më të formuar dhe më të shëndetëshmëm./AgroWeb

Top Channel