Gjykata e Elbasanit ka lënë sërish në “arrest me burg” Faruk Ozer, shtetasin turk i cili akuzohet nga drejtësia turke për “mashtrim në rrethana rënduese” dhe “ngritje e organizatave me qëllim kryerjen e krimeve”.
Në Elbasan është mbajtur seanca e parë në ngarkim të Ozer ku janë shqyrtuar kërkesa e masës së sigurisë dhe e lejimit të ekstradimit.
Me kërkesë të mbrojtjes seanca për lejimin e ekstradimit u shty pasi avokatët kërkuan të njihen me provat.
Ndërkohë që Faruk Ozer kundërshton ekstradimin në shtetin turk, shtyrjet e seancave mund të jenë një taktikë e mbrojtjes për të zvarritur procesin.
Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia.
Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.
Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.
Top Channel