Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në seancën e sotme parlamentare reagoi në lidhje me sulmin kibernetik që preku vendin tonë.

Pas sulmit që iu bë sistemeve me të dhënat shtetërore nga Irani, Xhaçka tha se paratë e hedhura nga këto sulme nuk janë të shkuara kot.

Ato para sipas saj shërbyen që sistemet tona të mos shkatërrohen dhe se sot punojnë normalisht.

“Reagimet solidar për vendet që kanë shprehur ndihmën e tyre nga sulmet kibernetike. Dëgjova të thuhet se janë hedhur dëm paratë nga qeveria. Si mund të thuhet një gjë e tillë ku sistemet sot punojnë normalisht. Si mund të thuhet se paratë janë çuar kot kur sot sistemet punojnë siç duhet.

Ka vende me kapacitete mbrojtëse me të mëdha se ne. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA edhe në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nuk parandalohen. Hakerat kërkojnë që të hyjnë në sistemet e dobëta dhe ta shkatërrojnë. Ky sulm kishte si qëllim vjedhjen e të dhënave shtetërore dhe sistemi ynë rezistoi dhe sot janë plotësisht funksionale.

Ndërhyrja që bëmë me vendet e tjera ishte efektive. Me NATO-n dhe BE-në po punojmë për ta ngritur mbrojtjen e sistemeve kibernetike. Lajmi i mirë është që si anëtarë të NATO-s na është ofruar mbështetje për projekte në mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

Synonte të shkaktonte destabiitet dhe kaos në vendin tonë. Pas këtij sulmi të paprovokuar vendi ynë së bashku me vendet aleate do vazhdojë punën”, u shpreh Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA