17/11 22:37
Norvegjia ka konfirmuar sot se do të kufizojë hyrjen në portet e saj për anijet ruse të peshkimit.
Masa vjen pas rrjedhjeve të mëdha në tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik, të cilat mendohet gjerësisht se janë rezultat i sabotimit.
Norvegjia ka forcuar ndjeshëm sigurinë rreth instalimeve të naftës dhe gazit si përgjigje.
Barkat ruse tani do të lejohen të vizitojnë vetëm tre porte dhe duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë kur ta bëjnë këtë, tha ministri i jashtëm norvegjez Anniken Huitfeldt.
Top Channel