Enti Rregullator i Energjisë, ka njoftuar mbledhje ditën e nesërme në orën 14:00.
Mbledhja do të bëhet me qëllim një ndryshim në vendimin mbi miratimin e çmimit të shitjes shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022
Njoftimi:
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë
Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve
kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme
të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me
vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për
Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të
ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do
të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
1. Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi
miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin
mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”
Palët e interesit për pjesëmarrje në mbledhjen e bordit të ERE-s, në ambientet e ERE-s ose
nëpërmjet platformave të teknologjisë së komunikimit elektronik (online), duhet të
dërgojnë me shkrim kërkesën për pjesëmarrje, në postën elektronike në adresën
[email protected], si dhe mënyrën e pjesëmarrjes dhe çështjen të cilën janë të interesuar të
ndjekin.
Më herët ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800kwh në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, se kryeministri Edi Rama është tërhequr.
Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritej të kishin një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët.
Top Channel