Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, deputetja Tabaku: Sa shpejt rrëzohet propaganda!

06/10/2022 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike, e quan ironi të fortë lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Ali Bllako.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se ndëkohë që sot në Këshillin e Integrimit vlerësohej puna dhe arritja e SPAK, jepet lajmi që është liruar nga burgu Alqi Bllako.

Tabaku tha se priste që Reforma ne Drejtësi të jepte rezultate, por është e gjitha një propagandë.

“Sot për herë të parë Këshilli i Integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshme për procesin e integrimit, ku i ftuari i veçantë ishte Gunther Rischbaun, deputet i parlamentit gjerman por njëkohësisht edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vlerësonin punën dhe arritjet e SPAK dhe ofrimin e mbështetjes për SPAK,  jepet lajmi që ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia. Në fakt ironia shumë e madhe është ironi  jashtëzakonisht e madhe, në momentin që reforma në drejtësi duhet të tregonte rezultate në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë  për të treguar pak rëndësi ka nëse ke pushtet apo jo , nëse je deputetet i kësaj partie apo pjesë e asaj partie, nëse ti je i akuzuar për korrupsion dhe sot duhet të ishe pas hekurave në bazë të provave, sot reforma në drejtësi tregoi sesa e brishte është, sesa e brishte janë rezultatet se numrat dhe emrat që krenohet PS nga Brukseli ne Berlin.  Kemi  tre  pas hekruave që kanë qenë funksionarë të lartë rrëzohen brenda ditës dhe sa shpejt rrëzohet propaganda sidomos për inceneratorët. Kur shoh që dështojnë rerformat dhe ka papërshkueshmëri na vendos në pikëpyetje edhe votën që kemi dhënë para 6 viteve”- tha Tabaku.

Ish-deputeti Alqi Bllako është liruar sot nga burgu, pasi gjykata pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës në arrest shtëpie. Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka pranoi sot kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në “arrest shtëpie” për ish deputetin socialist të arrestuar për aferën e incineratorëve.

Top Channel