Foto ilustruese

Armë e municione u sekuestruan një ditë më parë gjatë një operacionin policor në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Sipas policisë, janë sekuestruar pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

Operacioni u zhvillua pasi policia u informua se disa persona, për shkak të presionit të policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak.

“Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë  kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë“, sipas policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA