“Justin Bieber merre vajzën tënde para se unë të zemërohem”, Kanye West i nxehur me Hailey…

06/10/2022 18:53

Kanye West i është kthyer Hailey dhe Justin Bieber mes polemikave të tij të vazhdueshme.

Ye është nën kritika për bluzat e tij ‘White Lives Matter’ të shfaqura si pjesë e shfaqjes së tij në Javën e Modës në Paris, si dhe për komentet e tij kundër redaktores së Vogue, Gabriella Karefa-Johnson.

Gazetarja e modës kishte kritikuar shfaqjen e Kanye përpara se muzikanti t’i bënte të qarta ndjenjat e tij në një varg postimesh në mediat sociale, një sprovë që Gabriella e quajti paqëndrueshmëri serioze.

“Justin Bieber merre vajzën tënde para se unë të zemërohem,” tha Ye në një postim që ka tallur gjithashtu këngëtarin e ‘All of Me’ John Legend dhe Gabriella të Vogue.

Hailey i ishte bashkuar më parë një liste yjesh, përfshirë supermodelen Gigi Hadid, e cila nxitoi të mbështeste Gabriella-n pas shpërthimit të çuditshëm të Kanye.

Kujtojmë se Gabriella Karefa-Johnson kishte thënë më parë se bluzat kontroverse të Kayne ‘White Lives Matter’ ishin thellësisht ofenduese, të dhunshme dhe të rrezikshme, gjë që shkaktoi komentet e tij të zjarrta.

Që atëherë, postimet janë fshirë dhe reperi ndau një foto të saj për të shpjeguar se ata i kërkuan falje njëri-tjetrit gjatë një takimi dy-orësh. Në mbishkrimin e tij, Kanye e shkroi gabim emrin e Gabriella si ‘Gabrielle’, gjë që bëri që Gigi të reagojë në pjesën e komenteve.

“Është Gabriella*”, i kujtoi ajo. Komenti i saj që atëherë ka grumbulluar 15,000 pëlqime. Që kur Kanye filloi tërbimin kundër redaktores së modës, Gigi e ka mbrojtur atë në Stories e saj, si dhe në seksionin e komenteve të tij. Nën një nga postimet e tij, ajo e quajti atë një ‘ngacmues dhe një bullizues’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA