I veshur me Balenciaga dhe taka të larta, Elton Ilirjani ka bërë dedikimin e pazakontë në 42-vjetorin e ditëlindjes.
Në videon e postuar në “Instagram”, ai shfaqet më në formë se kurrë, duke simbolizuar dhe portretizuar një nga shpendët më të zgjuar po aq sa edhe te paragjykuar, korbin.
“Jeta ime ka qenë e njëjtë si e korbit. Më është dashur të zotëroj instinktin e mbijetesës 10 herë më shumë sesa një njeri i zakonshëm. Kjo sepse isha ndryshe. Nuk e ndryshova kurrë veten dhe kurrë nuk do ta bëj këtë gjë! Korbi nuk fshihet, ai e do lirinë e tij! Më pëlqen e zeza e korbit dhe sarkazma e tyre kundrejt mentalitetit! Sot, në 42-vjetorin tim, jam gati dhe i fuqishëm mjaftueshëm të shpreh hapur dhe me krenari dashurinë time për korbin”.
Ilirjani falenderoi ata që e ndihmuan për videon, duke perfshire DJ Mark Dekoda për muzikën dhe brandin Balenciaga për veshjen e tij.
Top Channel