‘Irlanda është e irlandezëve’/ Princesha Kate sfidohet nga gratë që përshëndeste gjatë vizitës në Belfast (fotot)

06/10/2022 19:08

Kate Middleton, e cila ka rritur së fundmi titullin e saj duke u quajtur ‘Princesha e Uellsit’, është sfiduar sot nga nacionalistët anti-britanikë në Irlandën e Veriut gjatë një përshëndetjeje të paprogramuar me publikun në kryeqytetin Belfast.

Një prej grave me të cilat Kate shtrëngoi duart i tha në sy se “Irlanda i përket irlandezëve”, ndërsa vijoi më tej bisedën: “Gëzohem që po takohemi por do të ishte më mirë të ishte në vendin tënd”.

Gruaja që mbante veshur një triko jeshile, e xhironte të gjithë skenën me celularin e saj.

Megjithse pak e hutuar princesha Kate, e ruajti kompozimin e saj fizik dhe më në fund lëshoi dorën e gruas dhe vijoi të takonte anëtarë të tjerë të turmës.

Incidenti ndodhi gjatë vizitës së sotme të Kate e William në Irlandën e Veriut, të cilët vizituan një qytezë në veri të Belfast, ku ishin pritur nga banorë e fëmijë shkollash.

Dyshja mbretërore vizituan gjithashtu një shkollë profesionale dhe organizata bamirësie në qytet.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel